BlackBerry do të krijojë një celular Android?

CEO i BlackBerry, John Chen, ka folur për optimizmin e tij të rritur për të ardhmen e kompanisë, duke pranuar se ka shumë sfida dhe shumë progres që duhet të bëhet në mënyrë që firma të arrijë sukses.

Auto & Tek

30/05/2014 03:25

John Chen nga BlackBerry ka thënë se potenciali i firmës për të arritur është i madh dhe se janë duke menduar që ta krijojnë një celularë të fuqizuar me sistemin operativ Android.

Kompania kishte pasur një sukses me shitjen e produktit Jakarta në tregun e Indonezisë dhe aplikacioni Messenger i tij për iOS dhe Android arriti që pritjet e shumta të kompanisë të shëndrrohen në realitet.

BBM për Windows Phone do të lansohet para vitit të ri dhe BlackBerry është fokusuar në krijimin e një celulari të ri i cili do të ishte i mbështetur nga sistemi operativ Android i Google.

Për të ardhmen e celularëve të BlackBerry John nuk foli më shumë dhe nuk dha ndonjë detaj më specifik, por premtoi celularë me ekrane më të mëdha, tastiera tradicionale dhe lansimin e pajisjeve të reja këtë vit.