BlackBerry bleu dy domene Android

Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i BlackBerry-t, John Chen, deklaroi se do të krijonin një telefon inteligjent Android vetëm nëse do të arrinin ta bënin shumë të sigurt. Kompania ka regjistruar së fundmi domenet AndroidSecured.com dhe AndroidSecured.net.

Auto & Tek

12/07/2015 15:47

blackberry 2Domenet janë blerë nga BlackBerry Limited  më 7 korrik dhe janë regjistruar nga MarkMonitor. Kjo tregon se kompania mund të krijojë telefona inteligjentë Android të sigurt, edhe pse për momentin nuk është konfirmuar asgjë nga kompania.

blackberryThuhet se BlackBerry do të prezantojë dy telefona inteligjentë Android deri në fund të këtij viti. I pari, i quajtur BlackBerry Prague, do të prezantohet nga muaji gusht dhe do të jetë i ngjashëm me BlackBerry Z3. Telefoni i dytë inteligjent BlackBerry Android, i quajtur Venice, do të jetë i cilësisë së lartë dhe do të ofrojë veçori të tilla si ekrani Quad HD (1440 x 2560 pikselë), procesori Snapdragon 808, 3GB RAM dhe tastiera QWERTY. Ky telefon mund të prezantohet në muajin nëntor. /krokodili