‘Black Friday’: Yjet e futbollit që mund të shiten lirë në janar

Arsyeja është e lidhur me kontratat e tyre me skuadrat përkatëse pasi kanë hyrë në muajt e fundit të tyre.

Sport

24/11/2017 07:23

Afati kalimtra i janarit po afron e me të vjen edhe mundësia e angazhimit të përforcimeve në skuadrat evropiane të futbollit.

“Marca” ka publikuar disa prej emrave më të njohur të futbollistëve që kanë mundësi të largohen në janar me çmime të lira.

Arsyeja është e lidhur me kontratat e tyre me skuadrat përkatëse pasi kanë hyrë në muajt e fundit të tyre, përcjell “lajmi.net”.

Arsenali ka dy futbollistë me status të tillë, mesfushori Mesut Ozil dhe sulmuesi Alexis Sanchez.

Por, në muajt e fundit të kontratës është edhe mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini.

Ander Herrera nuk e ka sqaruar ende të ardhmen e tij në Manchester United.

Kurse, mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka sigurt do të largohet nga klubi gjerman. /Lajmi.net/