Biznesmeni shqiptar qëllohet me plumb në kokë

Leonard Ndoka, një biznesmen 46-vjeçar, është qëlluar me plumb në kokë në Lezhë.

Lajme

24/02/2016 12:54

Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij BMW X5, kur është qëlluar nga një tjetër automjet.

46-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Ndoka është biznesmen i lëndëve drusore.

Për momentin nuk dihen rrethanat dhe autorët e krimit. Raportohet se të shtunën ai ka pasur një konflikt me një person, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia./gazetatema/