Biznesmeni hyn me “Ferrari” në qendër tregtare dhe e bën atë që nuk e bëri kush deri më sot (Video)

Alexander Donskoy është një ndër biznesmenët më të njohur në Rusi, i cili më shumë mbahet mend si një ish-politikan i pazakontë.

Auto & Tek

12/04/2017 09:37

Këtë herë biznesmeni ka thyer çdo rregull, pasi ka hyrë në një qendër tregtare në Moskë me makinën e tij, Ferrari dhe ka bërë spektakël për 20 minuta.

Kur qendra tregtare po mbyllej, ai ka hyrë dhe ka frikësuar punonjësit me lëvizjet e tij. Edhe pse stafi i sigurisë u mundua ta ndalonte nuk ia ka dalë.

Ishte mënyra ime për të tërhequr vëmendje. Është për të ardhur keq se të gjithë e morën si lojë. Më duket histori qesharake ta marrësh si lojë atë që unë bërë. Unë zgjodha kohën dhe vendin, në të cilin askush nuk mund të dëmtohej. Edhe po të kërkoja leje shoqëria ruse është aq  konservatore sa nuk do ta kishte pranuar kurrë. Pra nuk do të ishte pranuar kurrë. Jam frymëzuar nga artistja, Marina Abramovic. Ajo bën performanca të tilla që të gjithë i interpretojnë ndryshe,”- është shprehur biznesmeni 46- vjeçar.

Ai u shoqëruar dhe në rajonin e policisë, por më pas është lënë i lirë.