Bizneseve u pamundësohet kryerja e shërbimeve në Administratën Tatimore (Foto/Video)

Qeveria në vend që të ofrojë kushte sa më të favorshme për të bërë të mundur mbledhjen e tatimit nga bizneset, po krijon ambient që e pengon këtë.

Lajme

06/10/2015 14:02

Dorëzimi i kuponave fiskal nga ana e qytetarëve dhe së fundi kërkesat e veteranëve të UÇK-së për vërtetim tatimor, kanë bllokuar Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve.

Bizneset ankohen se e kanë thuajse të pamundur të kryejnë shërbimet e tyre, pasi për një gjë të tillë u duhet të presin në radhë me orë të tëra.

Vetëm sot, në orën e parë të punës në mëngjes, 200 persona kishin vizituar pikën e Shërbimit të Tatimpaguesve e cila ndodhet në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Administrata Tatimore e Kosovës

Lajmi.net ka vizituar këtë qendër, dhe pamjet aty tregojnë për një rrëmujë të vërtetë.

Kontabilistë të cilët punojnë për kompani të ndryshme, thonë se kjo situatë po krijon vonesa te bizneset, duke përfshirë këtu edhe investitorët e huaj.

Administrata Tatimore e Kosovës

“Vonesa dhe zvarritje te bizneseve përfshirë investorëve të huaj të cilët nuk kanë mundur të kryejnë punë gjatë gjithë javës së kaluar”.

“Zvarritje e veteranëve të cilët po trajtohen si lecka me kërkesa të tilla burokratike”, ka thënë një kontabilist në një prononcim për lajmi.net.

Për procedura burokratike, ankohen edhe vetë veteranët.

“Dokumentet po më duhen për statusin e veteranit të luftës. Numrin këtu 207, atje poshtë edhe 300 e diçka para meje në radhë. Qe çfarë numri e kam, me plotësu këtë, me prit… e a kemi prit gjatë kjo nuk diskutohet, tash edhe me këta dokumente”, ka thënë një veteran që sot po priste në radhë. / lajmi.net

YouTube player