Bizneset të “mbytura” në kredi (Video)

Në mbi 2 miliardë euro, apo për mbi 6 për qind llogaritet rritja vjetore e nivelit te përgjithshëm të marrjes së kredive në Kosovë. Kjo vjen nga raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Lajme

29/08/2015 21:51

Kredit për biznese kanë arritur vlerën në mbi 1.3 miliardë euro, kurse kreditë për ekonomi familjare mbi 660 milionë euro.

Lidhur me rritjen e marrjes së kredive mbi kredi ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se për të mbuluar kredit e vjetra bizneset marrin tjera kredi pa e shikuar historikun e mëparshëm të kredive të kaluara.

Ndërsa sa i përket ekonomive familjare, kredit e marra janë numër në rritje.

Ibrahim Rexhepi ekspert për çështje ekonomike, thekson se çdo biznes duhet t’i ketë parasysh nivelin e ngarkesës që e ka në të hyra dhe duhet të ketë parasysh mundësit e kthimit të asaj kredie. /Tribuna Channel

YouTube player