Bizneset në Zonën Industriale lihen në terr e mbeturina (Foto)

Infrastruktura në Zonën industriale në Prishtinë është dëmtuar shumë.

Lajme

01/12/2017 18:18

Dhjetëra biznese që operojnë në Zonën Industriale në kufi më Fushë Kosovën po operojnë në kushte të vështira infrastrukturore.

Ka mungesë të sigurisë edhe për kalimtarët e banorët e asaj zonë. Që disa vite, Komuna e Prishtinës nuk ka investuar asnjë cent në atë pjesë. Mungojnë gjerat më elementare, si ndiçmi publik, trotuaret, rrugët të janë të mbushura me gropa e në çdo qoshe kanë filluar të grumbullohen deponi, shkruan lajmi.net.

Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndërhyjë.

“Ne zonën industriale ne Prishtinë mungon: ndriçimi, që është rrezik për punëtoret që punojnë gjatë natës. Shaktet e kanalizimit janë të hapura. Ky është një rrezik tjetër i madh, për njerëzit që frekuentojnë atë zonë. Rruga është e hapur me gropa. Edhe pas disa riparimeve para disa viteve, gjendja nuk ka ndryshuar. Mungese e trotuarit për ecje, për punëtoret që vijnë këmbë në këtë zonë. Kërkesa e fundit, mendojë që i takon Ministrisë, por është e nevojshme, që personat përgjegjës të përcjellin kërkesën në ministri. Pas largimit të semaforëve në Zonën Industriale dhe ndërtimit të rrethit, kalim i këmbësorëve paraqet rrezik të madh. Kështu që është e nevojshme që në këtë zonë të ketë një mbikalim për këmbësorët”, thuhet në një kërkesë të një qytetari drejtuar Komunës së Prishtinës në emër të bizneseve të asaj zone.

Më poshtë mund të shihni disa foto në këtë zonë. /Lajmi.net/

22308885_10154793451116296_9020708394990168955_n 22310291_10154793450546296_2648598383931972394_n 22310492_10154793450621296_7125293006833720768_n 22365437_10154793450436296_231571672339052904_n 22448400_10154793450386296_7429253119994779772_n