Bizneset në ‘hall’ me vizat shëngen

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vlerëson se mosliberalizimi i vizave është ndër faktorët e ngulfatej së zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë.

Lajme

20/06/2018 07:43

Për këtë sot Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë  për media me rastin e ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i  shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian.

“Jemi falënderues për kontributin e dhënë të Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës, por tani është koha kur duhet zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i gjithë neve. Në këtë drejtim problem i marrjes së vizave është shndërruar në sëmundje kancerogjene për ekonominë kosovare në veçanti për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me shtet si: Austria, Gjermania, Zvicra, Italia, Kroacia, Greqia etj”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës  apelon tek ambasadat e  BE-së të akredituara në Kosovë të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk po kanë efektin e dëshiruar dhe të pritur.

“Nuk e meriton sektori privat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të izoluar falë gabimeve të politikbërësve të vendit tonë. Andaj, për të diskutuar rreth kësaj dhe problemeve zingjirore të krijuara nga mosliberalizimi i vizave dhe qasja jo favorizuese ndaj komunitetit të biznesit rreth pajisjes me vizë shengen”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.