Bizneset kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e bizneseve kosovare kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Lajme

30/08/2014 13:47

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 5.18 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Ata të shtunën në një konferencë për media kanë kërkuar që ky vendim të anulohet në të kundërtën nuk kanë përjashtuar as protestat.

 Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë se rritja e çmimit të energjisë do ti detyrojë që të

bëjnë reduktimin e numrit të punëtorëve. Sipas tyre reduktimet e energjisë elektrike po u shkaktojnë edhe dëme.

(KosovaPress)