Bizneset e kthejnë platon mbi kurriz në ‘baushtellë’

Ndërtimi i platesë mbi “Kurriz” në Dardani të Prishtinës ka përfunduar. Por ende nuk ka pranim teknik.

Lajme

19/07/2018 13:37

Një kabllo e gjatë për rreth 100 metra vazhdon të jetë e shtrirë mbi platon e Kurrizit që disa muaj, që lë përshtypjen se aty po punohet në një “baushtellë”, shkruan lajmi.net.

Kabllo shërben për të furnizuar më rrymë një lokal që ndodhët në mes të platosë, ndërsa rryma merret në fillim nga ana e Postës së Kosovës.

Tashmë ka kohë që punëtorët e kompanisë punëkryese “Rexha” nuk shihen më mbi platon e Kurrizit. Punimet kanë përfunduar, por disa detaje kanë mbetur të pa kryer. Mirëmbajtja e platos le shumë për të dëshiruar. /Lajmi.net/

Lexo edhe:http://lajmi.net/punekryesi-e-le-shkel-e-shko-kurrizin-foto/