Bitcoin shënon ngritje të papritur

Bitcoin sot shënoi rritje të papritur, pasi javën e kaluar vlera e tij u ul nën 6.000 dollarë.

Auto & Tek

02/07/2018 21:37

Vlera e kësaj monedhe virtuale arriti në 6622 dollarë dhe është në rritje të vazhdueshme të lehtë, por është e pasigurt se sa kohë do të ruhet rritja aktuale.

Gjatë javës së kaluar, Bitcoin regjistroi vlerën më të ulët në shtatë muajt e fundit, kur kishte vlerën 5755 dollarë më 24 qershor.

Supozohet se ky lloj zhvillimi mund të ndikohet nga fakti se shitësit e valutës digjitale mbetën pa fonde, pasi Bitcoin ra me 70 për qind vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Sidoqoftë, është ende herët të flitet për rimëkëmbjen e plotë të valutës digjitale, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një rritje të qëndrueshme të Bitcoin.