Biskota të çajit (Receta)

Recetë e lehtë dhe e shijshme.

Lifestyle

08/04/2016 05:56

Përbërësit: Për 30-40 biskota

150gr gjalpë
140gr sheqer pluhur
gjysmë gote qumësht
1 lemon (vetëm lëvorja)
300gr miell
1 vezë (vetëm e verdha)
çokollatë e shkrirë

Përgatitja:

Në një enë vendosim një zjarr gjalpin dhe e shkrijmë, pastaj shtojmë sheqer pluhurin, qumështin dhe lëvoren e grirë të lemonit, masën e përziejm dhe e lëmë pak të ngrohet, pastaj e largojmë nga zjarri dhe shtojmë 300gr miell. Brumin e vendosim në tavolinë e përmillim pak dhe e ngjeshim, pastaj e shtrijmë në formë të petëve jo shumë të holla dhe me anë të gotës e prejmë ni forma rrethore dhe i vendosim në tavë për pjekje të cilën paraprakisht e lyejm dhe e përmillim pak. Pastaj i fusim në furrë në 180 gradë për 20 minuta, pas pjekjes nga njëra anë i lyejm me çokollatën e shkrirë.

Ju bëfshin mirë.