Biskota të buta me çokollatë

Receta më e thjeshtë për biskota që keni parë ndonjëherë. Duhet ta provoni!

Lifestyle

26/02/2016 13:30

Përbërësit:

85g kakao
400g sheqer
125ml vaj vegjetal
4 vezë
2 lugë të mesme ekstrakt vanilje
250g miell
2 lugë të mesme pluhur për pjekje
gjysmë luge e mesme kripë
60g sheqer pluhur

Përgaditja:

Në një enë të mesme, përzini kakaon, sheqerin dhe vajin. Shtoni vezët një nga një, dhe pastaj edhe vaniljen. Përzini miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën; shtoni tek masa e kakaos. Lëreni brumin në vend të ftohtë për të paktën 4 orë.

Ndizni furrën në 180C. Mbuloni me letër për pjekje tepsinë në të cilën do piqni biskotat. Bëni topa prej 2.5 cm nga brumi. Mbuloni me një shtresë sheqer pluhur dhe lërini larg njëra-tjetrës në tepsi.

Piqni në furrë për 10-12 minuta. Lërini të rrijnë në tepsi për një minutë para se t’i transferoni diku tjetër ku mund të ftohen./lajmi.net

Ju bëftë mirë!