Biskota e mbijetuara nga përmbytja e Titanikut, del në ankand për 20 mijë euro

Mund të përkufizohet si biskota më e shtrenjtë në botë, Me siguri që historia e saj është e jashtëzakonshme: i ka mbijetuar fundosjes së anijes së Titanikut në vitin 1912, në të cilën humbën jetën 1500 persona.

Fun

25/10/2015 18:02

Ajo doli në ankand nga Angli me një vlerë prej 20.850 euro. Ishte konservuar nga James Fenwick, një pasagjer që ndodhej në bordin e anijes “SS Carpathia” , e cila shkoi për të ndihmuar  të mbijetuarit e anijes së fundosur në oqean.

Biskota e prodhuar nga “Spillers & Bakers”, me bazë mielli dhe uji, u  gjet ne një nga barkat e shpëtimit. Doli në treg me një biletë origjinale “Biskotë e përgatitur në anijen e Titanikut, prill 1912”./gsh

Biskota 1