Biskota çokollate speciale

Këto biskota me shumë çokollatë do ju bëjnë magji. Sapo t’i provoni, nuk do doni asgjë tjetër.

Lifestyle

07/04/2016 15:33

Përbërësit:

250g sheqer pluhur

50g kakao

450g miell

Gjysmë luge e mesme kripë

350g gjalpë, e ftohur dhe e prerë në kube

1 lugë e mesme ekstrakt vanilje

2 vezë

175g çokollatë e prerë

Metoda:

Në një enë të madhe, përzini sheqerin pluhur, kakaon, miellin dhe kripën deri sa të kombinohen mirë. Shtoni edhe gjalpën dhe përzini deri sa copëzat të mos jenë më të mëdha se bizelet. Shtoni vezët dhe vaniljen; përzini deri satë fromohet një brumë i fortë. Mund të marrë disa minuta deri sa të arrijë në këtë fazë.

Në një sipërfaqe të miellosur, hapni brumin në .5cm trashësi dhe pritni në formën e dëshiruar. Nëse brumi është shumë i ngjitshëm, futeni në frigorifer për disa minuta. Vendosini 5cm larg njëra tjetrës në një enë për pjekje.

Pjekni për 8-10 minuta në furrë, ose deri sa sipërfaqja të duket e thatë. Lërini të ftohen për disa minuta në enën për pjekje para se t’i transferoni në vend tjetër që të ftohen.

Kur biskotat të jenë ftohur, shkrini çokollatën mbi një tenxhere me ujë duke vluar ose në mikrovalë. Futni biskotat në çokollatën e shkrirë ose me një lugë shtojani mbi biskotave./lajmi.net

Ju bëftë mirë!