Bishat e Chelseas

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar futbollistët e tij pas fitores 2:1 ndaj Liverpoolit në Stamford Bridge, në kryendeshjen e xhiros së 19’të në Premierligë, të fundit për vitin 2013. Liverpool kaloi i pati në epërsi me golin nga Martin Skrtel por Chelsea e përmbysi rezultatin dhe fitoi pas shënimeve nga Eden Hazard dhe…

Sport

29/12/2013 18:44

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar futbollistët e tij pas fitores 2:1 ndaj Liverpoolit në Stamford Bridge, në kryendeshjen e xhiros së 19’të në Premierligë, të fundit për vitin 2013.

Liverpool kaloi i pati në epërsi me golin nga Martin Skrtel por Chelsea e përmbysi rezultatin dhe fitoi pas shënimeve nga Eden Hazard dhe Samuel Eto’o.

“Futbollistët janë si bishat, ata luftojnë deri në sekondat e fundit. Nuk e kam parë incidentin mes Eto’os dhe Hendersonit në pjesën e parë. Ai është i ri në Premierligë dhe e kritikoj shumë për dështimin për tu adaptuar. Kërkoj prej tij që të adaptohet më shpejt, në mënyrë që të kënaqet me futbollin anglez. Por, ishte edhe një penallti ndaj Eden Hazardit. Kurse, situata tjerr me Suarezin, do ta zgjidhja situatën me karton të verdhë për Suarezin”, deklaroi Mourinho.

“I urrej futbollistët që provokojnë situata. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm por mundohet tepër të provokojë situata të tilla. Dallimi mes fituesit dhe humbësit ishte i ngushtë. Ne ishim me fat që fituan ndeshjen sepse ishte shumë ngushtë”, u shpreh Special One.

Rodgers lavdëron Liverpoolin

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers po ashtu lavdëroi ekipin e tij.

“Futbollistët kanë qenë të jashtëzakonshëm. Nëse një ose dy gjëra do të kishin shkuar në anën tonë, ndoshta rezultati do të ishte ndryshe. Në fillim të sezonit, ky ekip ishte i vogël në numër dhe na është nevojitur të jemi me fat në mënyrë që askush të mos pësonte lëndim, por në javët e fundit jemi goditur shumë”, deklaroi ai.

“Nuk mund të kishim dy ndeshje më të vështira me radhë, kundër skuadrave të fuqishme si Manchester City dhe Chelsea. Por, asgjë nuk fitohet në përfundim të fazës së parë. Gjëja më e rëndësishme për ne është që ende jemi në garë”, u shpreh ai.