“Bisha” Mercedes AMG GLE 63 S me 806 kuajfuqi, ja disa fotografi të makinës

Kompania e modifikimit të veturave nga Varshava e Polonisë ka përditësuar një Mercedes të tipit AMG GLE 63 S, të emëruar “Project Inferno”.

Auto & Tek

25/12/2018 17:55

Tipi i këtij makine njihet si një ndër makinat më të shpejta në botë, falë motorit të tij 4 litërsh V8 me dy turbo, e pajisur me 806 kuajfuqi, transmeton lajmi.net.

Falë këtyre kuajfuqive, makina arrinë 100 kilometra për një periudhë prej 3.25 sekondash, ndërkaq shpejtësia maksimale është 336 kilometra në orë.

Modeli i modifikuar duket më agresiv sesa ai standard, sidomos në aspektin e dukjes. /Lajmi.net/