“Bisha” më e re e blinduar dhe interier luksoz /VIDEO

Kjo “bishë” që e shohim në fotografi është e bazuar në modelin G63 (2018) të Mercedes-AMG dhe ajo ekziston falë kompanisë kanadeze Inkas.

Auto & Tek

04/08/2018 21:52

E quajtur Inkas G63 AMG, kjo “bishë” është e blinduar (në normën CEN 1063 BR7) dhe ofron mbrojtje nga plumbat e kalibrit 7.62 mm, transmeton Koha.net. Po ashtu, “bisha” e blinduar ka edhe sistemin për siguri me rreze infra të kuqe të kamerave të instaluar përreth saj.

Gjithashtu, Inkas G63 AMG është e zgjatur në 6.2 metra, e gjerë 2 metra dhe e lartë 1.9 metra dhe në pjesën e pasme në interier ofron një rehati të mrekullueshme për dy persona, duke përfshirë karriget luksoze prej lëkure Alcantara, televizor me monitor 4K, mini bar, etj.

Çmimi për këtë “bishë” të AMG-së nuk është i ulët, ajo kushton 1.2 milion dollarë.

YouTube player