Bisedimet LDK-VV pas konstituimit të Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendt të Kosovës, cila pritet të mbahet të enjten, mund të sjell zhvillime të reja në skenën politike në vend.

Lajme

22/08/2017 22:51

Megjithë zhvillimet, Lidhja Demokratike e Kosovës pretendon se koalicioni PAN nuk do t’i ketë numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, deklaroi për Tribuna Channel se LDK është e prirë t’i besojë marrëveshjeve zyrtare.

Rugova e theksoi se marrëveshja e cila ka ndodhur në mes LDK-së dhe AKR-së është ende në fuqi, mirëpo sipas tij çdo parti politike e ka subjektivitetin e vet politik, strukturor dhe organizativ.

Kurse deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, tha se qëndrimi i partisë së saj, është i prerë në raport me propozimin e PAN-it.

Ndërsa, që me LDK-në bisedimet sipas saj do të zhvillohen pas konstituimit të Kuvendit.

E njohësit politike thonë se në seancën e 24 gushtit pritet të ketë zhvillime të reja, duke e marr për bazë lëvizjet e fundit që i ka ndërmarr AKR-ja.

Kryesia e AKR-së i ka dhënë dritën jeshile ditë më parë presidentit Pacolli që të kërkojë zgjidhje për ngërçin politik edhe jashtë koalicionit.