Bisedë telefonike Zaev-Tsipras pas dorëheqjes së Kotzias

Pas dorëheqjes së Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë realizuar një bisedë telefonike.

Lajme

18/10/2018 11:24

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke Dimitris Sanakopulos, të dy homologët e përsëritën dhe ranë dakord për të vazhduar punën për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, raporton Alsat-M.

“Kryeministri kontakton rregullisht me z. Zaevin. Është e qartë se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë mbi situatën e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundr kësaj, ata pajtuan dhe kanë përsëritur atë që të gjithë e dimë se të dy po punojnë për Ballkanin e shekullit të 21 dhe të dy po punojnë për implementimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”-tha Senakopulos në një intervistë me televizionin shtetëror grek ERT.