Biseda për forumin e bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore.

Lajme

15/03/2017 15:50

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për projektet që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.

“Ministri  Zharku e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen.  Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik”, thuhet në noftimin e kësaj Ministrie./Lajmi.net/