Birthday boy, Shpend Ahmeti- Në ditëlindje me vetura zyrtare

Birthday boy, Shpend Ahmeti, mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 40-të në një kafene të Prishtinës.

Lajme

19/04/2018 11:34

Alkool, meze, muzikë e shoqëri ia bënë ditëlindjen edhe më të bukur Ahmetit, i cili u pa edhe duke kënduar. Shkelje e rregullores ndodhi edhe mbrëmë kur vetura zyrtare e Komunës së Prishtinës u pa e parkuar pranë kafiterisë kur ai festoi ditëlindjen.

Brenda festës së ditëlindjes, Shpend Ahmeti duke kënduar: 

Ahmeti pas një trajtimi që thuhet të ketë qenë shëndetësor në Belgjikë është kthyer në Prishtinë. Mediat raportuan se ai po tentonte të largonte mbipeshën por një ndryshim i tillë nuk është vënë re.