Birra ua zgjat jetën, kafeja ua shkurton

Kush pi birrë, jeton njëqind vjet. Ndoshta nuk do ta arrini këtë jetëgjatësi, por një gotë birrë është më e shëndetshme sesa një filxhan kafe. Ky është përfundimi i nxjerrë nga Universiteti i Tel Avivit, i cili i ka veçuar disa lloje të pijeve që mund të kenë efekte pozitive apo negative, gjatë jetës sonë.…

Lifestyle

11/12/2013 07:00

Kush pi birrë, jeton njëqind vjet. Ndoshta nuk do ta arrini këtë jetëgjatësi, por një gotë birrë është më e shëndetshme sesa një filxhan kafe. Ky është përfundimi i nxjerrë nga Universiteti i Tel Avivit, i cili i ka veçuar disa lloje të pijeve që mund të kenë efekte pozitive apo negative, gjatë jetës sonë.

Në praktikë, është zbuluar se birra ka kapacitet për t’i zgjatur ‘telomeret’, apo më saktësisht pjesët fundore të ADN-së kromozomike. Ndërkohë, kofeina i shkurton ato.

Ky shkurtim lidhet me procesin e plakjes, e cila në disa raste mund të çojë deri në sëmundje të rënda si kanceri. Sa më të shkurtëra të jenë ‘telomeret’, aq më shumë përkeqësohet gjendja shëndetësore, duke arritur deri në vdekje.

“Për herë të parë i kemi identifikuar disa faktorë ambientalë që ndikojnë në gjatësinë e ‘telomereve’ dhe tash e dimë se si funksionojnë ato. Ajo që e kemi mësuar është se një ditë mund të kontribuojmë në parandalimin e shfaqjes dhe kurimin e shumë sëmundjeve”, thotë Martin Kupiec, profesor i këtij Universiteti. Studimet tjera kanë zbuluar se jeta e jonë është e lidhur me ‘telomeret’: sa më të gjatë të jenë, aq më shumë jetojmë!