Birra mund të forcojë memorjen e trurit tuaj

Ne e dimë se vera e kuqe, boronica dhe çokollata e zezë mund të luaj një rol në formimin më të mirë të kujtimeve. Por, kështu mund të bëjë edhe birra.

Lifestyle

29/09/2014 17:45

Një eksperiment laboratorik i bërë në minj të rinj, shkencëtarët gjetën se xantohumoli – një lloj flavonoidi që gjendet në birrë – ndihmoi në përmirësimin e fuksioneve njohës të tyre.

Në mënyrë domëthënse, xantohumoli nuk kishte të njëjtin ndikim në minjët më të vjetër, transmeton Lajmi.net.

Ky flavonoid i veçantë që është gjetur në birrë dhe në verë të kuqe ose boronicë, duhet të studiohet ende, thotë ekipi i hulumtuesve.

Përderisa doza që u dha minjëve ishte mjaft e lartë, ne nuk u sugjerojmë njerëzve që të pijnë birrë për të përmirësuar trurin, thanë shkencëtarët.

Hulumtimi u shfaq në revistën ‘Hulumtimet mbi Sjelljet e Trurit’.