Birra më efektive se paracetamoli, ndalon dhimbjen e kokës

Kur ke dhimbje koke, e vetmja zgjidhje duket të jetë barnat farmaceutike. Megjithatë, një revolucion mund të vijë.

Lifestyle

16/10/2018 19:02

Sipas një studimi të botuar në “The Journal of Pain”, dy gota birrë mund të jenë më efektive sesa ilaçi i dhimbjes.

Studiuesit në Universitetin e Greenwichit kanë zbuluar se konsumimi i dy gotave birrë mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës.

Ngritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak me rreth 0.08 për qind i lejon trupit të reduktojë në mënyrë të moderuar intensitetin e perceptimit të dhimbjes

Hulumtuesit shpjeguan: “Rezultatet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik efektiv që siguron reduktime klinike të ndjeshme në rezultatet e intensitetit të dhimbjes. Kjo shpjegohet me abuzimin ndaj alkoolit nga ata që kanë dhimbje të vazhdueshme, pavarësisht pasojave të mundshme për afatgjatë “.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli pakëson ndjesinë e dhimbjes sepse ndikon në receptorët e trurit ose sepse zvogëlon tensionin. Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha për The Sun: “Alkooli mund të krahasohet me ilaçe opioide si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm se paracetamoli”.

Megjithatë, edhe ekspertët janë të prirur për të bërë të qartë se rezultatet e studimit të ri nuk duan të thonë se alkooli është i mirë për shëndetin dhe përsërisin në periudhën afatgjatë, efektet e konsumit të alkoolit janë absolutisht të dëmshme.