Binjaku i palindur po rritej brenda saj

Stomaku i një foshnje ishte aq shumë i fryrë sa ajo as mund të hante dhe pinte, por pas vizitës në spital ka ardhur edhe zbulimi shokuese edhe për vetë mjekët.

Fun

10/08/2016 04:55

Brenda trupit të saj ata gjetën një masë kockash, mishi dhe flokësh brenda barkut të vogëlushes 15 muajshe.

“Binjaku” parazit ushqehej nga vogëlushja, pasi kishte krijuar një lidhje ku brenda tij qarkullonte gjaku i vogëlushes.

Ajo u diagnostikua me “Fetus brenda fetusit” një situatë aq e rrallë sa në të gjithë botën janë raportuar 200 raste të tilla.

Zbulimi shokues kishte ardhur pasi prindërit e saj e dërguan në spital për një ndërhyrje kirurgjikale pasi dyshohej se kishte kancer, por ajo çfarë doli nuk kishte lidhje me sëmundjen vdekje prurëse.

Pas ndërhyrjes së mjekëve të cilët i hoqën “binjakun”, ajo tashmë gëzon shëndet të plotë dhe ka rifilluar të ushqehet normalisht./TCH

1470783259_1 1470783344_4 1470783352_5