Binjaket lindën të kapura dorë për dore, ato janë ende të pandashme

Dy motra binjake që kanë lindur të kapura dorë për dore, nuk mund të qëndrojnë larg njëra-tjetrës as pas dy vitesh nga lindja e tyre.

Lifestyle

18/07/2016 02:49

Nëna e tyre Sarah, ka kaluar 57 ditë e shtrirë në krevat në mënyrë që të minimizojë riskun. Fatmirësisht ajo ka lindur dy foshnja të shëndetshme. Motrat kanë lindur 45 sekonda larg, pasi doktorët i mbajtën afër njëra-tjetrës. Binjaket lindën të lidhura dorë për dore, dhe të gjithë në sallën e lindjes u mahnitën.

Dy vite më pas, lidhja mes dy motrave është bërë akoma më e fortë, ka thënë mamaja e tyre për revistën “People”. “Ndonjëherë, nëse bashkëshorti im shkon në dyqan merr njërën nga binjaket dhe tjetra qëndron me mua. Kur kjo ndodh, që të dyja janë të mërzitura dhe pyesin për njëra-tjetrën. Përfundimisht, ato janë shumë të lidhura”, ka shtuar Sarah.

3657E17600000578-3693504-image-a-4_1468690383414 36571C2F00000578-3693504-image-a-36_1468686337154 36571C4C00000578-3693504-image-a-29_1468685918876 36571C1000000578-3693504-image-a-34_1468686318596 36571C1800000578-3693504-Two_years_later_the_sisters_pictured_still_can_t_stand_being_awa-m-39_1468686371817