Binjaket identike ndajnë çdo gjë bashkë, përfshirë të dashurin (FOTO)

Anna dhe Lucy DeCinque janë binjaket identike nga Perth, Australi të cilat ndajnë çdo gjë përfshirë dhe të dashurin, madje janë betuar se do të përpiqen të ngelin shtatzënë në të njëjtën kohë.

Fun

16/03/2016 16:28

30 vjeçaret kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë për implante gjoksi, lip fillers, vetulla dhe qerpikë false që të duken më shumë si njëra tjetra.

Dyshja është në një lidhje 4 vjeçare me mekanikun elektrik Ben Byrne. Ato kanë pranuar se duhet kenë fëmijë me të pasi trupat e tyre kanë nevojë të jenë njësoj, raporton news.com.au.

Anna dhe Lucy u shfaqen në programin e ditës së marte SBS’ Insight për të diskutuar se si binjaket identike ndryshojnë dhe zhvillohen kur rriten.

Sipas programit, binjakët identikë ndajnë 99.9 përquind të AND-së, intelektit,seksualitetit dhe shëndetit.

“Nëse ajo ecën disa metra, unë duhet të eci disa metra sepse duhet të djegim të njëjtën sasi kalorish,”- u shpreh Lucy.

Pala tha se ndjehen sikur nuk ekzistojnë nëse nuk janë me njëra tjetrën.

3233DFA800000578-3492761-image-a-9_1458030668875 3233DFD000000578-3492761-image-a-7_1458030657171 3233DFDC00000578-3492761-image-a-6_1458030649177 32347F4D00000578-3492761-image-a-30_1458036405115