Binjaket e ndara që në lindje, takohen për herë të parë pas shumë vitesh (Video)

Binjaket e adoptuara në Kinë nga dy familje të ndryshme amerikane, takohen live për herë të parë.

Lifestyle

04/03/2017 16:30

Njëra familje kishte tre djemë dhe që t’i përmbushnin, vendosën që të adoptojnë vajzë.

Të dy familjet, morën binjaket të cilat kishin probleme me zemër, transmeton lajmi.net

Xhenifer, ishte gruaja, nëna e njërës nga binjaket e cila zbuloi për ekzistencën e vajzës tjetër.

Tani, vajzat do të ballafaqoheshin për herë të parë bashkë, në një emision live.

E pyetur nëse e dinte se do të kishte një motër, dhuratë për ditëlindje, e mohoi dhe tregoi që ishte e emocionuar.

Ajo doli përpara ekranit gjigant, për t’u takuar me motrën e saj binjake. Në momentin që u takuan, ato u afruan tek njëra tjetra duke qarë.

Ishin plotësisht të njëjta, dhe në të njëjtën kohë edhe prindërit ishin të ngazëllyer me pamjet e tyre.

Në videon më poshtë, do të njiheni me historitë e tyre. /Lajmi.net/

YouTube player