Binjaket e lindura me koka të ngjitura, ende nuk mund t’i nënshtrohen operimit (Foto)

Rabia dhe Rukia nga Pabna i Bangladeshit janë veshur me fustane të njëjtë, e madje i kanë dhe pikat e bukurisë në kokë.

Bota

20/09/2016 15:21

Por për fat të keq, afërsia që kanë këto dy motra po iu nxjerrë shumë problem, transmeton Telegrafi.

Taslima Khatun Uno nuk e ka pasur asnjë problem gjatë shtatzënësisë, deri në muajin e fundit kur mjekët e kanë vërejtur se ajo mbanë binjak, që nuk kanë gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi ka lindur me anë të prerjes cezariane, është parë se vajzat e saj janë të ngjitura në kokë.

Megjithëse dyvjeçaret kanë gjendje të mirë shëndetësore, ato nuk mund të lëvizin dhe të luajnë si duhet.

Mjekët që janë marrë me rastin e binjakeve siameze, ende nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim nëse mund t’i operojnë, sepse iu duhet ende kohë për të menduar.

Familjarët e vogëlusheve nuk kanë gjendje të mirë financiare, prandaj nuk kanë mundësi t’i dërgojnë jashtë vendit për ndonjë kontroll tjetër.

Binjaket e lindura me koka të ngjitura ende nuk mund ti nenshtrohen operimit foto 2

Binjaket e lindura me koka të ngjitura ende nuk mund ti nenshtrohen operimit foto 3

Binjaket e lindura me koka të ngjitura ende nuk mund ti nenshtrohen operimit foto 4

Binjaket e lindura me koka të ngjitura ende nuk mund ti nenshtrohen operimit foto 5