Billboard: Dy shqiptare nominohen për “Grammy”, Bebe Rexha me urim të përzemërt për Duan

Bebe Rexha ka shprehur urimin e përzemërt për Dua Lipën pas nominimit për "Grammy", duke i thënë "Në zemrën time, tashmë kemi fituar".

ShowBiz

08/12/2018 20:34

Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të entuziazmuara pasi u nominuan për “Grammy Awards 2019”, por Rexha shkon përtej arritjeve muzikore dhe shënon një moment emocional, shkruan Billboard, transmeton lajmi.net.

Në një postim të bërë në “Twitter”, këngëtarja ka shkruar “Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 Grammy, në zemrën time tashmë kemi fituar”.

Billboard ka kontaktuar edhe me Rexhën edhe me Lipën pas publikimit të nominimeve të vitit 2019 dhe të dyja këngëtaret janë shprehur shumë të gëzuara, saqë kanë qarë me lot.

Të dyja, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë të nominuara për “Artistin e ri më të mirë”.

Së bashku me Florida Georgia Line, Bebe është e nominuar për performancën më të mirë në  grup, për bashkëpunimin e tyre “Meant to Be”. Dua është e nominuar në kategorinë “Vallëzimi më i mirë” për këngën “:Electricity” që e ka realizuar në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Lajmi.net/