Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë, shikoni se kush sapo ja kaloi atij me pasuri (Foto)

Epo pra, siç duket kemi një njeri tjetër që sapo është bërë njeriu më i pasur në botë.

Fun

23/10/2015 17:41

Është magnati Amancio Ortega ai që e ka mposhtur zbuluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates, për herë të parë në histori.

http://www.richestcelebs.com/wp-content/uploads/2014/10/AmancioOrtega.jpg

Multi-bilioneri i cili është pronari i shitjeve me pakicë të teshave Zara në Evropë, sapo është bërë njeriu më i pasur në planet me një pasuri prej €71.83 miliarda, transmeton lajmi.net.

Ortega nuk është aq i njohur sa Gates, por ai tash e sa vite renditet në listat e njerëzve më të pasur në botë, pasi që kompania e tij vazhdon të ketë sukses dhe të zgjerohet.

Ndryshe nga njerëzit tjerë më të pasur në botë, Ortega ka një histori magjepsëse se si është bërë i pasur.

I lindur në vitin 1936 gjatë Luftës Civile Spanjolle, babai i Ortegës i fitonte vetëm 300 pesetas në muaj, që është një rrogë tepër e vogël.

Biografi i Ortegës i kishte përshkruar kujtimet e tij për fëmijërinë se ai dhe familja e tij shpeshherë nuk kishin as para për të ngrënë bukë.

Ai e kishte lënë shkollën kur ishte adoleshent, dhe kishte filluar të punonte në një dyqan.

Ishte 40 vjeçar kur Ortega filloi ti vie në pah planet për Zara, kompaninë e fuqishme të teshave që fillimisht u zgjerua në Spanjë dhe në vendet fqinje si Portugali, Francë etj.

Por tani teshat Zara gjenden në të gjithë globin.

Pasuria e Ortegas është rritur për 5.3% që i bie një 4 miliardësh tjetër gjatë këtyre 24 orëve të fundit dhe kjo falë kompanisë bashkëpunuese Inditex, e cila ka sjellë përfitime të mëdha këto 24 orët e fundit. /Lajmi.net