Biletat për Turqinë shiten për vetëm tri orë

Tifozët kosovarë duket se janë mjaft të interesuar për ta përcjellë ndeshjen me Turqinë. Madje, biletat janë shitur qysh në ditën e parë të daljes në shitje.

Sport

20/05/2014 10:20

Biletat e ndeshjes Kosova – Turqia, që zhvillohet më 21 maj në Mitrovicë, janë shitur edhe më shpejtë se ato të ndeshjes së marsit me Haitin.

Organizatorët e ndeshjes me Turqinë thonë se kanë mbetur nga 200 bileta vetëm edhe në dy pika të shitjes, një në Mitrovicë dhe një në Skënderaj, porse ato mund të \’avullohen\’ shumë shpejtë.

Organizatorët thonë se janë shtypur 17.500 bileta për këtë ndeshje dhe ato janë nxjerrë në shitje të hënën në 15 qytete të ndryshme, për t’u shitur për kohë rekorde, njofton Koha Ditore.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë pasi e mori lejen nga FIFA, kundër Turqisë të mërkurën në stadiumin “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 18:00.