Biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë, shikojeni çfarë është duke ndodhur sot në mëngjes

Edhe sot kanë vazhduar pritjet e gjata për ta blerë një biletë.

Sport

09/10/2018 09:07

Ndeshja, Kosovë – Maltë, ka zgjuar shumë interesim për futbolldashësit kosovarë, që po presin me orë të tëra për të blerë një biletë, raporton “lajmi.net”.

“Lajmi.net” ka raportuar edhe dje për radhët e gjata të tifozëve për të blerë një biletë, ndërsa avazi i njëjtë është duke vazhduar edhe sot.

Për dallim nga dita e djeshme, me mëngjes qindra tifozë kanë vërshuar pikat ku po shiten biletat, në mënyrë që mos ta humbasin përballjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/