Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci, ky është lajmi i fundit

Gazeta Olle ka vizituar para orës 17 pikën e vetme të Money Gramit në Prishtinë, ku kanë dalë në shitje biletat Kosovë – Kroaci.

Sport

29/09/2016 18:53

Sipas shitësve të ‘Money Gram’, vetëm biletat 55 euro dhe ato VIP 130 Euro kanë mbetur pa u shitur.

Po ashtu, nuk ka pasur persona në radhë, pasi biletat e kërkuara, ato me çmime 7 euro, 15 euro dhe 20 euro janë shitur në mesditë.

Po ashtu, bëhet e ditur se edhe në qytete tjera, biletat me këto çmime janë shitur në mesditë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.