“Bild” zbulon trajnerin e ri në Bayern Munich

Bayern Munich ka befasuar me trajnerin e ri.

Sport

13/04/2018 09:32

Bayern Munich ka zgjedhur trajnerin e ri.

Jupp Heynckes do të largohet nga posti pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, e përditshmja gjermane “Bild” raporton se skuadra bavareze ka arritur marrëveshje për angazhimin e Niko Kovac nga Eintracht Frankfurt, përcjell “lajmi.net”.

Ish futbollisti kroat do të zyrtarizohet në detyrën e re në javët e ardhshme duke marrë postin pas largimit të Heynckesit, në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/