“Bild” zbulon klubin e ri të Aubameyang (FOTO)

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Borussia Dortmund, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

11/01/2017 13:06

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Borussia Dortmund.

Por, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Real Madrid por në Paris Saint-Germain, raporton “Bild”.

27-vjeçari është një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, pas refuzimit të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane për ta transferuar në Bernabeu, Paris Saint-Germain është i gatshëm ta sjellë në Parc des Princes.

Kampioni i Ligue 1 duhet të paguajë rreth 80 milionë euro për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6