“Bild” zbulon ekipin e Lewandowskit për sezonin e ri

Robert Lewandowski do të mbetet pjesë e kampionit të Bundesligës, edhe për sezonin e ri.

Sport

10/07/2018 09:07

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se sulmuesi polak në fund do të mbetet pjesë e kampionit të Bundesligës, edhe për sezonin e ri.

Lewandowski kishte zgjuar spekulime rreth largimit nga klubi duke thënë se dëshiron të shijojë një aventurë të re, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Bild” shkruan se vendimi final është qëndrimi i tij te Bayern Munich. /Lajmi.net/