“Bild” zbulon çmimin e transferimit të Rashicës në Werder Bremen

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë futbollist i ri i ekipit të njohur nga Bundesliga.

Sport

31/01/2018 11:56

Werder Bremen do të paguajë 7.5 milionë euro për transferimin e Milot Rashicës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë futbollist i ri i ekipit të njohur nga Bundesliga.

Rashica sot pritet të nënshkruajë kontratë deri më 2022 dhe të stërvitë me skuadrën e re për herë të parë, përcjell “lajmi.net”.

Rashica ishte transferuar në Vitesse në vitin 2015 nga skuadra kosovare, Kosova e Vushtrrisë. /Lajmi.net/