“Bild” shpërblen katër vëllezërit shqiptarë

Tre fituesit gazeta i ka shpërblyer me nga 1000 euro. Pjesë e këtyre fituesve është zgjedhur edhe fotografia e familjes Bisaku, të cilët jetojnë në Hamburg të Gjermanisë.

Sport

09/07/2016 12:40

Gazeta gjermane “Bild” ka kërkuar nga lexuesit e saj që të dërgojnë fotografi me fanella të fansave të përfaqësues gjermane kudo që ata janë, qoftë në shtëpi, pushime apo punë. Prej shumë fotografive, juria ka përzgjedhur 3 fotografitë më interesante.

Tre fituesit gazeta i ka shpërblyer me nga 1000 euro. Pjesë e këtyre fituesve është zgjedhur edhe fotografia e familjes Bisaku, të cilët jetojnë në Hamburg të Gjermanisë.
Në fotografinë, të cilën e ka dërguar Gjon Bisaku, shihen katër fëmijët e tij të veshur me fanella të Gjermanisë në shenjë mbështetje për ekipin e Gjermanisë.
“Një katërshe e ëmbël për Gjermaninë. Babai, Gjon Bisaku dërgon një fotografi të katër djemve të tij: Samuelit (9),  Nikolla (7), Davidi (5), dhe më i riu, Domeniku, 2-vjeçar”, shkruan “Bild”, transmeton albinfo.ch.

Katër vëllezërit Bisaku njihen për talentin e tyre në futboll.  Ata që nga kjo moshë janë në sytë e klubeve më të mëdha evropiane.  Muaj më parë albinfo.ch kishte raportuar se si katër futbollistët e vegjël kanë pranuar një letër të nënshkruar nga vetë dora e yllit të Barcelonës, argjentinasit Lionel Mesi.

Burimi: http://www.albinfo.ch/gazeta-bild-shperblen-kater-vellezerit-shqiptare/