BILD: Kroatët humbësit më të mirë të të gjitha kohërave

Kombëtarja e Kroacisë ka bërë historinë duke arritur për herë të parë deri në finale të Kupës së Botës.

Sport

16/07/2018 17:23

Ky sukses i jashtëzakonshëm i tyre ka bërë që të fitojnë simpatinë e miliona tifozëve në gjithë botën.

Gazeta e madhe gjermane ‘BILD’ ka lartësuar ekipin kroat pas këtij suksesi në botërorin e Rusisë.

“Kroatët humbësit më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan Bild.

Tutje gazeta gjermane përshkruan edhe mënyrën se si një komb i vogël kaloi pritshmëritë e të gjithëve dhe arriti deri në finale./Lajmi.net/