Bild: Krasniqi fitoi 6 nga 9 raundet e luajtura

Haxhi Krasniqi padyshim që ka humbur rastin jetësor për tu shpallur kampion bote në boks, pasi e dominoi në tërësi përballjen e djeshme kundër Jurgen Brahmerit.

Sport

22/03/2015 09:46

Haxhi Krasniqi ishte më i mirë pothuajse gjatë tërë takimit kundër boksierit gjerman, Jurgen Brahmer.

Dhe, sipas të përditshmes gjermane Bild, mësojmë se boksieri shqiptar, Krasniqi ka arritur të fitoje plotë gjashtë raunde nga nëntë të luajtura gjithsej.

Sidoqoftë, ai pësoi humbje në fundin e raundit të nëntë, pas nockautit. Krasniqi nuk ishte në gjendje ta fillonte ruandin e dhjetë, dhe kështu pësoi humbje.

Përndryshe, sa i përket llogaritjeve me pikë, Krasniqi ishte duke triumfuar dukshëm duelin, me rezultat 58-42 në favor të tij.

Krasniqi 1