Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen (Foto)

Nexhmije Pagarusha njihet si ikona e muzikës shqiptare, këngët e së cilës i kanë rezistuar kohës duke qenë edhe sot të pavdekshme.

ShowBiz

07/05/2017 10:56

Ajo sot feston ditëlindjen e 84-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë, tekstshkruesja Arijeta Daci përmes një postimi në facebook, bëri të ditur se po përgatit festë për ditëlindjen e të madhes Nexhmije Pagarusha.

Këngët e Nexhmijes këndohen edhe sot nga shumë artistë, por zëri i saj mbetet unik për të gjitha kohërat, andaj e njohim me shumë epitete si “Bilbili i këngës shqipe, ikona e muzikës shqipe, mbretëresha e muzikës shqipe…”.

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, duke arritë të bëhet emri më i çmuar i muzikës shqipe.

Kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’ e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

Neve na mbetet vetëm t’i themi: Gëzofsh edhe shumë të tjera bilbili i këngës shqipe. /Lajmi.net/