Bilbao e konfirmon aktivizimin e klauzolës së Kepas, portieri spanjoll drejt Chelsea

Kepa Arrizabalaga do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Sport

08/08/2018 12:33

Skuadra e Athletico Bilbaos ka konfirmuar se është aktivizuar klauzola e portierit 23 vjeçar, i cili do t’i bashkohet Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës janë pajtuar të paguajnë klauzolën prej 80 milionë euro për Kepan, që në ‘Stamford Bridge’ do të zëvendësojë Thibaut Courtois, që do t’i bashkohet Real Madridit.

Me këtë shumë të paguar për të, Kepa bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë pas Alisson Beckerin, që këtë verë për 67 milionë euro u transferua nga Roma te Liverpool./Lajmi.net/