Bilanci i zi i Moyesit

Manchester United humbi edhe njëherë tjetër, kësaj radhe 2:1 në udhëtim te Stoke City. Kjo ishte disfata e tetë e skuadrës së David Moyesit, pas 24 xhirove të deritashme në Premierligë. Përveç humbjes, dueli solli edhe telashe të tjera për Moyesin pas lëndimeve nga Jonny Evans dhe Phil Jones, në pjesën e parë. Kjo ishte…

Sport

01/02/2014 22:50

Manchester United humbi edhe njëherë tjetër, kësaj radhe 2:1 në udhëtim te Stoke City.

Kjo ishte disfata e tetë e skuadrës së David Moyesit, pas 24 xhirove të deritashme në Premierligë.

Përveç humbjes, dueli solli edhe telashe të tjera për Moyesin pas lëndimeve nga Jonny Evans dhe Phil Jones, në pjesën e parë.

Kjo ishte disfata e parë e Manchester Unitedit nga Stoke në një ndeshje të ligës nga viti 1984.

Sky Sports ka publikuar një përmbledhje të rekordeve të zeza të Moyesit, në aventurën e tij të deritashme – të shkurtër – me kampionin në fuqi të Premierligës, nga humbja e parë në shtëpi nga WBA, deri tek tri disfatat e njëpasnjëshme, për herë të parë nga viti i largët 2001.

Moyes ka shprehur dëshpërimin e tij në paraqitjen në konferencë për shtyp: “Nuk e di se çka duhet të bëjmë për të fituar”.