Bilanci i së shtunës: 44 aksidente dhe rreth 1mijë tiketa trafiku

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente komunikacioni.

Lajme

27/05/2018 11:25

Po ashtu, 4 persona janë arrestuar, ku tre prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë, nga 44 aksidente, gjysma (20) ishin me të lënduar ndërsa pjesa tjetër (22) pa të lënduar.

Në mesin e aksidenteve me të lënduar, Policia ka përmendur atë që ka ndodhur në rr. “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësore e lëndime të lehta njëri prej shoferëve të aksidentuar.