Bilanci i përgjakshëm në Peshauar, 150 të vrarë

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se rrethimi i shkollës në Peshauar ka përfunduar pasi 141 njerëz janë vrarë, shumica nga ta fëmijë, dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Bota

16/12/2014 18:47

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asim Bajwa ka thënë se 132 nga të vrarët janë fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të shkollës.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë po ashtu se nëntë militantë janë vrarë.

Përgjegjësinë për sulmin në Shkollën Publike Ushtarake e kanë marrë talibanët pakistanezë.

Zëdhënësi i tyre, Muhammad Umar Khorasani ka thënë se sulmi është hakmarrje për operacionet e ushtrisë së Pakistanit në zonat fisnore veriperëndimore.

“Ne kemi zgjedhur shkollën e ushtrisë për ta sulmuar, sepse qeveria po sulmon familjet dhe gratë tona”, ka thënë Khorasani.