Bilalli: Krerët e BIK-ut duhet të japin dorëheqje

Kryetari i Sindikatës së BIK-ut, Idriz Bilalli ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, arrestimin e 40 të dyshuarve për luftërat në Siri dhe Irak.

Lajme

13/08/2014 20:48

Ai ka fajësuar krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, për të cilët tha se duhet të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

“Ata individë që janë në krye të BIK- të dhe të cilët e kanë neglizhuar situatën, duhet sigurisht të tërhiqen dhe të paktën të japin dorëheqje morale”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në,  duke shtuar se duhet të hapet rruga për riorganizmi të BIK-ut. Mund ta konfirmoj në cilësinë e Sindikatës së BIK-ut shqetësimin tonë për dukuritë e tilla, shtoi ai.

“E kemi shfaqur me kohë, para 3-4 viteve. Por mbështetjen se kemi gjetur as nga BIK as nga krerët e institucioneve”, tha Bilalli, raporton RTK.