Bilall Sherifi gati 10 mijë vota më shumë

Bilall Sherifi që në vitin 2014 nuk mundi të bëhej deputet, këtë radhë ka siguruar mandatin në Kuvend.

Lajme

29/06/2017 17:00

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi në këto zgjedhje ka marrë 9 mijë e 700 vota më shumë se në vitin 2014.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot emrat e deputetëve të rinj.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në këto zgjedhje ka marrë 11 mijë e 942 vota, ose 9 mijë e 752 vota më shumë se sa në vitin 2014 kur Nisma kishte garuar e vetme në zgjedhje.

Bilall Sherifi në zgjedhjet e 2014-ës kishte marrë vetëm 2190 vota dhe nuk kishte arritur të hynte në Kuvend.